Home Aktualitet Zvicër, merr fund seanca e Komisionit të Arbitrazhit Sportiv në Lozanë

Zvicër, merr fund seanca e Komisionit të Arbitrazhit Sportiv në Lozanë

366
0
Sponsor

Zvicër, merr fund seanca e Komisionit të Arbitrazhit Sportiv në Lozanë

Vendimi nuk merret sot

Sponsori ynë

Beteja e fundit ligjore për ndeshjes Serbi-Shqipëri është mbyllur.

Për gati 12 orë, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë ka dëgjuar dëshmitarët mbrëmjes së 14 tetorit në Beograd si dhe argumentat e paraqitura nga përfaqësuesit ligjorë të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe asaj të Serbisë.
Topi tashmë është në fushën e trupës gjykuese që pritet të marrë një vendim në fillim të javës së ardhshme, por sipas presidentit Armand Duka ai mund të vonojë edhe një muaj.
Duka ka zbardhur edhe argumentët mbrojtës të Shqipërisë, që kërkoi anulimin e vendimeve të Komisionit të Disiplinës dhe Apelit në UEFA.  Racizmi dhe dhuna e bënë të pamundur rinisjen e ndeshjes, ndërsa për këtë arsye vendimi i vetëm i drejtë është dhënie e tri pikëve në tavolinë.
Në mbrojtje të këtyre fakteve ishin dhe dëshmitë e Lorik Canës dhe Xhani De Biazi.
Kapiteni i kombëtares ishte i pari që dëshmoi përpara Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv.
Më pas ishte radha e trajnerit De Biazit. Dëshmia e tij zgjati për afro një orë, ndërsa menjëherë pas saj tekniku postoi një koment në adresën e tij zyrtare në “facebook”, duke u shprehur se pret me besim vendimin e KAS-it.
Pas palës shqiptare dha variantin e saj të fakteve edhe pala serbe.
Kjo e fundit ka këmbëngulur edhe një herë se ishte droni me flamurin shqiptar ai që provokoi dhunën, duke kërkuar anulimin e vendimit të komisioneve të UEFA-s, që i dha tri pikët në tavolinë, por i hoqi tri pikë në renditjen e grupit i eliminator të UEFA-s.
Për këtë dëshmuan përveç kapitenit Branislav Ivanoviç edhe zyrtarët e federatës serbe që organizuan ndeshjen.
Në rolin e ekspertëve gjatë seancës në Gjykatën e Lozanës folën dy profesorë të njohur në çështjet e arbitrazhit, Sebastin Besson dhe Alain Macaluso.
Pasi është njohur me të gjitha faktet dhe dëshmitë, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv do të japë vendimin që do të mbyllë përfundimisht një sagë të gjatë, por edhe sipas shpresave të tifozëve shqiptarë, t;iu kthejë atë që iu mohua nga komisionet e UEFA-s.
Sponsored b
Previous articleAnalize shkencore mbi dëmet e mishit të derrit !?
Next articleLajthit Etika, denon Liken, por ai nuk luajti ndaj Partizanit!