Home Aktualitet Zgjedhjet vendore, Mark Frroku regjistron nesër partinë e tij në KQZ

Zgjedhjet vendore, Mark Frroku regjistron nesër partinë e tij në KQZ

220
0
Sponsor

Mark Frroku pritet që të regjistrojë të enjten partinë e tij Kristian Demokrate për në zgjedhjet e 21 qershorit.

Kërkesa për regjistrimin e tij firmoset nga Kryetari i partisë, që në këtë rast është deputeti i arrestuar Mark Frroku.

Sponsori ynë

Pengesa duket se është kaluar përmes avokatëve të tij të cilët i kanë dërguar në qeli dokumentet për të mundësuar kandidimin  partisë së tij në zgjedhjet vendore të 21 qershorit.

Të enjten pritet që të regjistrohet edhe Partia Republikane, e cila ka pasur divergjenca kohët e fundit me Partinë Demokratike.

Ndërkohë, në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj bëri të ditur se nesër është afati i fundit për regjistrimin e kandidatëve të KZAZ-ve, ndërsa 14 prilli është afati i fundit për regjistrimin e partive politike. Po sipas saj, regjistrimi i kandidatëve të partive politike ka afat deri në 18 prill

Sponsored b
Previous articleKupa e Shqipërisë/ Laçi ndal Tiranën, në “Qemal Stafa” mbyllet 0-0
Next articleQeveria, 109 milion lekë katër bashkësive fetare në Shqipëri