Kjo shumë parashikohet të përdoret për financimin deri në gjysmën e pagës minimale buxhetore për punonjësit e administratës dhe punonjës të institucioneve arsimore të këtyre bashkësive fetare, si dhe për ndërtimin e Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane (Odeonit) e për ndërtimin e Teqesë së Shtufit, Gjirokastër.
Sipas projektvendimit, fondi i miratuar në buxhetin e shtetit do të përdoret për financimin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, në shumën 31 416 000 lekë, Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, në shumën 25 872 000 lekë, Kishës Katolike në Shqipëri, në shumën 25 872 000 lekë, dhe Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, në shumën 25 740 000 lekë. – See more at: http://shqiptarja.com/news.php?IDNotizia=284036#sthash.as1kLpmS.dpuf