Home Aktualitet Kupa e Shqipërisë/ Laçi ndal Tiranën, në “Qemal Stafa” mbyllet 0-0

Kupa e Shqipërisë/ Laçi ndal Tiranën, në “Qemal Stafa” mbyllet 0-0

736
0
Sponsor

TIRANA – LAÇI 0-0
GOLAT: Ska
TIRANA: E.Bakaj, Kërçiku, Muça, Curri, Ristevski, Taku, Bulku, Malaj, Muzaka, Ndikumana, Bushiç; Trajner: Gugash Magani
LAÇI: Moçka, Nimani, Teqja, Buljan, Çela, Meto, Veliaj, Mustafa, Sefgjinaj, Cetkoviç, Xhejms; Trajner: Armando Cungu
GJYQTAR:Kridens Meta
DELEGAT: Lysein Nurishimi
Kartonë të verdhë: Maja 5’, Ndikumana 79’, Kahata 85’ / Teqja 89’

Tirana – Laçi 0-0 Mbyllet në barazim pa gola sfida e parë mes Tiranës dhe Laçit e vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Një ndeshje e dominuar përgjithësisht nga bardheblutë por që në fund u mbyll me rrjeta të paprekura. Që në minutat e para të ndeshjes skuadra e Maganit rrezikon portën kundërshtare me anë të Currit. Një kombinim i Bulkut me Ndikumanën në krahun e djathtë të fushës, gjen Currin në zonë, i cili godet menjëherë por topi ndalet nga shtylla.

Sponsori ynë

Vetëm pak minuta më vonë miqtë gjejnë rastin e parë për t’iu afruar gjysmëfushës së Tiranës. Eshtë malazezi Cetkoviç ai i cili provon, por topi përfundoi jashtë kuadratit. Djemtë e Maganit tentojnë t’i afrohen sërish golit me anë të Ndikumanës, ky i  fundit ka shanse për të realizuar i vetëm përballë Moçkës, por tregohet i vëmendshëm portieri vlonjat, i cili largon rrezikun. 45 minutat e para u mbylllën në barazim 0-0.

Pjesa e dytë Në pjesën e dytë të takimit, shanset për të realizuar i janë shtuar Tiranës, por pa rezultat. Me hyrjen në lojë të Kahatës, loja merr një rrjedhë tjetër, rastet për të shënuar shtohen, por asnjëri nuk finalizohet. Ndërkohë kurbinasit përpiqen të mbrohen mirë në gjysmëfushën e tyre. Dyshja Çetkoviç dhe Xhejms janë i vetmi rrezik për Tiranën, të cilët i afrohen dy-tre raste portës, por aty gjendet i vëmendshëm gardiani Bakaj.

Është minuta e fundit e lojës, pas aksioneve të shumta, Tirana tetnton të realziojë, këtë herë me anë të Bushiç. Ky i fundit gjuan me kokë, por topi përfundo jashtë kuadratit. Nuk kanë mjaftuar as 4 minutat shtesë të akorduara nga gjyqtari Meta, gjithçka mbyllet në shifrat e bardha 0-0 dhe kualifikimi do të vendoset në ndeshjen e ktimit që do të luhet në Laç pas dy javësh..

Minutat:

90′ Akordohen 4 minuta shtesë
89’ Muzaka pason një top të gjatë drejt Bushiç,  ky i fundit gjuan me kokë, por pa rrezik për Moçkën, topi përfundon jashtë kuadrtit
86’ Kahata merr një  top dhe niset me shpejtësi drejt portës, shërben drejt Bulkut i cili gjendet në zonë, por pa fat, gjuan jashtë kuadratit të portës
81’ Nimani mbetet i dëmtuar pas përplasjes me Gentjan Muӓën. Laçi ka mundësi për të rrezikuar portën e Bakajt me anë të goditjes së dënimit
73’ Çetkoviç gjuan nga mesi i fushës me të djathtë drejt portës, por topi përfundon jashtë zonës
71’ Muzaka është i vetmën në zonë, aty ndalet nga mbrojtja kurbinase dhe mbetet i shtrirë në tokë, protestojnë bardhëblutë, por gjyqtari lejon vazhdimin e lojës
71’ Goditja e parë nga këndi për skuadrën e Laçit, e ekzekuton Meto, pason drejt Nimanit, krosimi në shtyllën e dytë, largon Muça
67′ Një kromimin i mirë i Bulkut për Ndikumanën drejt zonës, aty përfiton Kahata i cili gjuan menjëherë drejt portës, por pret shpëtimtari Moçka
63′ Taku gjuan një top të gjatë drejt portës, i cili përfundon në zonë, aty gjendet Ndikumana i cili gjuan me kokë, por pa rrezik, pasi pret me qetësi portieri Moçka
60’ Goditje dënimi për Tiranën, ekzekutohet me shpejtësi nga Bulku, i cili gjuan një top drejt në zonë,  aty gjendet Curri, por nuk arrin të prekë, pasi largon mirë mbrojtja kurbinase

Muzaka pas përfundimit të pjesës së parë
“Na mungon finalizimi dhe pasimi i fundit që duhet ta përmirësojmë disi. Kemi zotëruar topin më shumë sesa kudënrshtari.Por, do të përpiqemi të finalizojmë”.

39′ , 40′ , 45′ Tre goditje këndi  radhazi për bardheblutë që janë në kërkim të golit
25′ Rasti i parë për Laçin, Çetkoviç ndodhet pranë gjysmëfushës së Tiranës, gjuan por jashtë kuadratit. Asnjë rrezik për portierin Bakaj
12′Laçi provon me anë të Mustafës, i cili rrëmben një top në mesfushë dhe gjuan drejt portës që mbrohet mirë nga gardiani Bakaj
7’ Goditje dënimi për Tiranën,  e ekzekuton Bulku, pason tek Ndikuma, ky i fundit hedh një top të gjatë drejt portës, aty gjendet Curri i cili gjuan  por shtyllë. Tirana pranë golit

 

Sponsored b
Previous articleDinamo, Allmuça bën trajnerin
Next articleZgjedhjet vendore, Mark Frroku regjistron nesër partinë e tij në KQZ