Home Aktualitet Xhanoti drejt emërimit Drejtor Teknik te Partizani

Xhanoti drejt emërimit Drejtor Teknik te Partizani

880
0
Sponsor

Italiani që është afruar në kampin e kuq si përgatitës atletik në disa raste te Napoli ka ushtruar edhe pozicionin e Drejtorit Sportiv.

 

Sponsori ynë

Armand Halili

 

Kristiano Xhanoti, përgatitësi atletik i skuadrës së Partizanit mund të marrë një tjetër pozicion në kampin e kuq, që është ai i Drejtorit Teknik, vend ky i mbetur bosh pas largimit nga skuadra të ish-trajnerit Duro. Edhe pse për momentin italiani që ka punuar te skuadra e Napolit po ushtron profesionin e përgatitësit atletik me ekipin, që është grumbulluar në Ohër. Duhet thënë se afrimi i Xhanotit në ekip ishte disi i papritur duke qenë se në këtë pozicion ishte një tjetër person. Por, Xhanoti në të ardhmen pritet të marrë një tjetër post në klubin e kuq, që është ai i Drejtorit Teknik. Mesa duket italiani nuk ka pranuar të vijë në vendin tonë me synimin e vetëm për të bërë rolin e përgatitësit atletik, duke parë se vetëm një muaj përpara se të afrohej te Partizani, skuadra e Napolit e ka prezantuar atë si Drejtor Sportiv në tratativat me skuadrën e Krotones në lidhje me lojtar që është dhënë hua.

Lëvizjet – Gjithsesi Xhanoti mund të mos e marrë menjëherë pozicionin e mbetur vakant të Drejtorit Teknik te skuadra e kuqe, duke qenë se trajneri Starova aktualisht ka marrë në dorë lëvizjet e merkatos duke ndërtuar ekipin për sezonin e ardhshëm. Sipas të gjitha gjasave Xhanoti do të ketë një pozicion komod në momentin që do të ndërtohet Akademia, duke qenë se edhe te skuadra e Napolit ka punuar me ekipet e moshave. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që Xhanoti të marrë edhe pozicionin drejtues te skuadra e kuqe në momentin që do të nisë Kategoria Superiore, në javën e fundit të këtij muaji. Aktualisht përgatitësi atletik është duke punuar me lojtarët në Ohër dhe këta të fundit janë shprehur të kënaqur me ngarkesën që janë duke marrë për sezonin e ri. Në rast se Xhanoti do të emërohet në postin drejtues kjo nuk do të jetë hera e parë që te Partizani ndodh një gjë e tillë. Në sezonin 2013-2014, portugezi Marcio Sampaio u afrua në klub në rolin e përgatitësit atletik dhe më pas arriti të bëhej edhe trajner i parë i skuadrës, duke u larguar prej aty pas kontestimeve të tifozëve në ndeshjen e parafundit të kampionatit.

Sponsored b
Previous articleKukësi bën gati mbrojtjen në UEFA
Next articleGjyq për pagat, tre lojtarë padi Flamurtarit