Home Aktualitet “Vetëm për fitore në derbi”, Abilaliaj para Tiranës: Ndeshje e bukur, Shehi...

“Vetëm për fitore në derbi”, Abilaliaj para Tiranës: Ndeshje e bukur, Shehi ka kontratë me bardheblutë

577
0
Sponsor

Partizani përballet me Tiranën të enjten në orën 19.00, në ndeshjen e vlefshme për kampionatin. Para këtij takimi, në konferencën për shtyp i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, drejtori sportiv i të kuqve, Arbër Abilaliaj.

“Ndjehem shumë mirë, përveç se kam atë ndjesinë e ndeshjes së rëndësishme, ndjehem shumë i qetë dhe pozitiv. Jem munduar të bëjmë më të mirën për ndeshjen e radhës. Gjatë gjithë ecurisë tonë kemi pasur gjithmonë mungesa, por ne jemi të kompletuar, nuk na vjen mirë kur kemi mungesa shumë të rëndësishme por sezoni është i gjatë dhe ishalla rikuperohen. Mungesat vazhdojnë ato që kanë qenë, Mba, Hadroj, Da Silva dhe Sembene. Është rikuperuar Mehmeti jemi të kënaqu, na është kthyer një pikë e fortë në mesfushë. Jo të gjitha problemet zgjidhen me një fitore në një ndeshje të rëndësishme. Uroj dhe shpresoj që të ketë spektakël për tifozët dhe uroj që Partizani të jetë gati dhe të tregojë veten, të jetë kompakte dhe agresive dhe të dominojë në pjesën më të madhe të ndeshjes. Ne futemi për të fituar, por është futboll dhe vlejnë 3 rezultatet. Shtyrja e ndeshjes i bëri mirë sepse do të zhvillohet në fushë të mirë dhe të mos kushtëzohen tifozët

Puna e një stafi nuk është se as fillon dhe as mbaron me një buton, nuk është se e mendon fokusohem maksimalisht apo jo. Derbi do të jetë i luftuar dhe spektakolar dhe i bukur për tu parë nga të gjithë. Jemi munduar që të bëjmë më të mirën, e kemi shitur trajnerin që kishim. Po marrim kohën tonë, dëshira është shumë e madhe, do bëjmë një zgjedhje racionale. Çdo trajner i rëndësishëm që ka treguar gjithçka në futbollin tonë apo jashtë, është potencial për ekipin tonë, ka vetëm një gjë, që trajneri duhet të jetë i lirë si fillim që ti diskutojmë gjërat mesa di Orgesi ka një kontratë që vazhdon me klubin e Tiranës, janë çështje të ndërlikuara por jemi më shumë për alternativat që do të na ndihmonin tani dhe jo për një kohë që se llogarisim dot”, deklaroi ai.
Sponsori ynë
Sponsored b
Previous article“Mbi 300 të arrestuar pas tubimit në kompleksin e Kapitolit për të protestuar kundër luftës ndërmjet Izraelit dhe Hamasit.”
Next articleE rëndë në Korçë! Një person qëllon me hanxhar një grua, plagoset dhe një burrë që ndërhyri, autori dyshohet… (DETAJE)