Home Aktualitet E rëndë në Korçë! Një person qëllon me hanxhar një grua, plagoset...

E rëndë në Korçë! Një person qëllon me hanxhar një grua, plagoset dhe një burrë që ndërhyri, autori dyshohet… (DETAJE)

669
0
Sponsor

Një grua ka mbetur e plagosur ditën e sotme në Korçë ku një person e qëlloi atë me hanxhar. Sakaq ngeli i plagosur edhe një tjetër person, që ndërhyri për të larguar autorin.

 

Ky i fundit, i identifikuar si Jonis Mazllëmi, që dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, ka goditur gruan me hanxhar dhe më pas ka ndërhyrë qytetari.

Sponsori ynë

 

Dy të plagosurit ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

 

Njoftimi i policisë :

 

Korçë/Plagosi me mjet të mprehtë 2 shtetas, kapet dhe shoqërohet në Polici, autori i dyshuar i ngjarjes.

 

Më datë 19.10.2023, rreth orës 10:00, në lagjen nr. 8, në zonën e Pazarit, Korçë, shtetasi J. M., 36 vjeç, banues në Korçë, ka dëmtuar me mjet të mprehtë, shtetasen A. M., 52 vjeçe dhe shtetasin V. Sh., 60 vjeç, në momentin kur ky i fundit ka ndërhyrë për të neutralizuar situatën, të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

Nga të dhënat e para dyshohet se autori i ngjarjes, vuan nga probleme të shëndetit mendor. 36-vjeçari menjëherë u kap nga shërbimet e Policisë dhe aktualisht ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.

 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sponsored b
Previous article“Vetëm për fitore në derbi”, Abilaliaj para Tiranës: Ndeshje e bukur, Shehi ka kontratë me bardheblutë
Next article“Trajneri qenka profesion i bukur”, Abilaliaj pas triumfit në derbi: Ka meritë edhe Zekiç, por lojtarët e kanë më të thjeshtë kur i flet shqip