Home Aktualitet UEFA ndryshon rregullat për numrin e lojtarëve që thirren në Europian, sa...

UEFA ndryshon rregullat për numrin e lojtarëve që thirren në Europian, sa rrezikon Armando Broja dhe Marash Kumbulla?

139
0
Broja-Kumbulla
Sponsor

UEFA ka ndryshuar rregullat sa i përket lojtarëve që mund të thirreshin në një eveniment të rëndësishëm si Europiani. Në fakt, vetëm 23 lojtarë mund të grumbullohet në një turne të tillë. Por për shkak të COVID 19, numri u rrit në 26 lojtarë, për shkak të problemeve të shtuara me shëndetin e lojtarëve. Ky favor për Kombëtaret do të hiqet, në Europianin e Gjermanisë është konfirmuar nga mediat britanike se do të thirren vetëm 23 futbollistë. Por sa rrezikojnë Marash Kumbulla dhe Armando Broja për të qenë pjesë e kësaj liste? Marash Kumbulla mund të shkëmbejë vendin me Frederik Veselin, një aspekt logjik, duke qenë se Veseli është i vetmi mbrojtës që nuk është përdorur deri tani. Por çështja e Brojës është disi më e vështirë. Të gjithë e dimë se Broja është sulmuesi i nivelit tjetër dhe ndoshta

Por ky sulmues duhet të lërë dikë mes Mucit, Uzunit, Mujës, Asanit, Seferit, Cikalleshit ose Dakut në shtëpi. Sa e vështirë do të jetë për Silvinjon që t’i shpjegojë njërit prej këtyre sulmuesve që kanë dhënë kontribut te Shqipëria për shkak se Armando Broja, i cili për shkak dëmtimi nuk ka luajtur asnjë nga ndeshjet kualifikueset, duhet të gjendet në listë? Cila do të jetë zgjedhja e Silvinjos dhe a do të ketë drama të njëjta si në rastin e Gjimshitit në Francë? Një histori e re do të fillojë së shpejti, arritja në Europian dhe kaq shumë lojtarë sjellin edhe dhimbje koke.

Sponsori ynë
Broja-Kumbulla
Sponsored b
Previous articleFOTO/ “E dua kombëtaren me gjithë zemër”, Broja: Qarkullojnë shumë të pavërteta
Next articleSylvinho fantastik, kalon De Biasin dhe shkruan historinë me kombëtaren shqiptare (STATISTIKAT)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.