Home Aktualitet Trileqe

Trileqe

265
0
Sponsor

Përbërësit:

6 vezë,
400 gr sheqer,
400 gr miell,
1 pluhur paste,
1vanil sheqer,
1/2 lit ajkë “Hoplla” 1 ½ lit qumësht,
300 gr qumësht pluhur “Nestlle”,
1/2 kg karamel.

Përgatitja:
Tunden të bardhat e vezëve gjersa të shkumojnë mirë.Shtohet sheqeri për të vazhduar tundja,gjersa masa të formohet shkumë e qëndrueshme.Shtohen të verdhat dhe vazhdon tundja.Kësaj mase i shtohet mielli i përzier me pluhur paste dhe sheqer vanilje,duke e përzier me lugë,gjersa masa të kompaktësohet.Brumi derdhet në tepsi shporeti të shtruar me letër të yndyrshshme,ose të lyer me yndyrë dhe të përmillur.Futet në furrë të nxehtë me temp.180 * C që të piqet për afro 30-40 min.
Me 1/2 lit.qumësht të vaket trazohet qumështi pluhur dhe pasi të përzihet mirë,në mënyrë që mos të mbesin kokrriza qumështi,përzihet me 1 lit. qumësht të ftohet dhe 1/2 lit.hoplla.Kjo masë qumështi (1,1/2 l.) hidhet mbi pandispanjë duke e shpuar me piru në rast nevoje,që ta pijë mirë qumështin.Nëse karameli është mjaftueshëm i trashë,hidhet mbi,e nëse është i hollë,mirë është ai të qitet mbi trileqe atëherë, kur edhe shërbehet,kuptohet pasi të pritet në katrorë.

Sponsori ynë
Sponsored b
Previous articleErjon Veliaj Kandidat për Tiranën, Blendi Klosi ministër
Next articleMediat: Basha kandidon Halim Kosovën për Tiranën, Durrësin nuk ia jep Dukës, ia beson Grida Dumës