Nëse kjo ndodh, PD-ja mund të humbasë edhe një tjetër aleat në zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Ora 10:30 do të jetë vendimtarja për të mësuar çdo të ndodhë.
GARA PER TIRANEN, BASHA KANDIDON HALIM KOSOVEN
Partia Demokratike pritet të bëjë publike kandidaturën e së djathtës për bashkinë e Tiranës. Mediat shkruajnë sot se pas disa sondazheve të zhvilluara në Tiranë, ku PD-ja testoi fillimisht 10 emra dhe më pas duke i reduktuar në katër emrat më të kuotuar, mjeku i mirënjohur Halim Kosova ka rezultuar si një prej më të mbështeturve në Tiranë.
Halim Kosova, Grida Duma, Jorida Tabaku dhe Besnik Aliaj kanë qenë katër emrat më të kuotuar nga lista e propozimeve të ardhura prej 11 degëve të PD-së në Tiranë. Kontributi që ka dhënë Kosova si mjek, por dhe si ishdrejtues i spitalit “Mbretëresha Xheraldinë” ka bërë që ai të ketë mbështetjen më të madhe për të sfiduar për një mandat në Bashkinë e Kryeqytetit. Por, edhe rezultatet e Kosovës në organizimin e zgjedhjeve në njësinë 5 që konsiderohet bastion i së majtës, kanë rritur mbështetjen e PD-së për kandidaturën e tij.