Erjon Veliaj Kandidat për Tiranën, Blendi Klosi ministër
Kryeministri Edi Rama i ka dhënë një zgjidhje përfundimtare ekuacionit se kush do jetë kandidati për Tiranën.
Burime zyrtare nga PS konfirmuan per www.cityfm.al se Erjon Veliaj do jete kandidati zyrtar i socialistëve dhe mbetet gjithmonë i prefereruari i kryeministrit Rama. Kandidimi i Veliajt do i mundësonte kreut të qeverisë të vazhdonte projektet e tij në bashki, duke mos pasur një partner në kryeqytet, por një vartës dhe njëri të besuar.
Përplasja brenda strukturave socialiste dhe mbështetja që gëzon rivali tjetër Blendi Klosi, ka marë zgjidhje nga kryeministri Rama. Blendi pritet të bëhet pjesë e kabinetit qeveritar menjëherë pas zgjedhjeve lokale, kohë kur pritet të ketë edhe disa ndryshime. Blendi Klosi do marë një post të rëndësishëm ministror negociatat e fundit me kreun e qeverisë janë duke u mbyllur në Emiratet Arabe, ku Rama, ndodhet për një vizitë zyrtare dhe pjesë e delegacionit qeveritar është bërë edhe deputeti socialist Blendi Klosi.
