Home Aktualitet Tirana zyrtarizon tri ndeshje miqësore, njëra prej tyre luhet me drita

Tirana zyrtarizon tri ndeshje miqësore, njëra prej tyre luhet me drita

202
0
Sponsor

Trajneri Ze Maria do të ketë mundësi të shohë më qartë se në çfarë gjendje është skuadra e tij në tri ndeshje miqësore, që klubi bardheblu ka zyrtarizuar, duke nisur nga data 25 korrik.

Pasnesër Tirana do të luajë me Apoloninë, që merr pjesë në Kategorinë e Parë në futbollin tonë, ndërsa më pas do të luajë dy miqësore në Kosovë, me Prishtinën dhe me Flamurtarin. Të tria ndeshjet do të luhen në kryeqytet dhe ajo me Prishtinën do të zhvillohet me drita. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi bardheblu, që në faqen e tij zyrtare shkruan:

Sponsori ynë

“Bardheblute po qëndrojnë të grumbulluar në një nga hotelet e kryeqytetit dhe faza përgatitore po zhvillohet në kompleksin “Skënder Halili” në Tiranë. Gjatë kësaj periudhe do të zhvillohen tre takime miqësore në stadiumin “Selman Stërmasi”, dy prej tyre me skuadra nga Kosova.

Sfida e parë do të luhet përballë Apolonisë së Fieri në datën 25.07.2018 në orën 17:00. Dy përballjet e tjera do të zhvillohen ndaj Flamurtarit të Prishtinës në datën 29.07.2018 në orën 18:00 dhe e fundit në datën 05.08.2018 përballë Prishtinës, sfidë e cila do të luhet nën dritën e prozhektorëve në orën 20:00.”

Sponsored b
Previous articleSkënderbeu zyrtarizon miqësoren e radhës, nesër në Korçë ndaj ekipit kosovar
Next articleFaza përgatitore në Bullgari, Kastrioti konfirmon dy miqësoret e pa