Home Aktualitet Skënderbeu zyrtarizon miqësoren e radhës, nesër në Korçë ndaj ekipit kosovar

Skënderbeu zyrtarizon miqësoren e radhës, nesër në Korçë ndaj ekipit kosovar

204
0
Sponsor

Stafi teknik i Skënderbeut po punon gjatë kësaj periudhe për të konsolidimin e ekipit, pas ndryshimeve që kanë ndodhur me largimin e shumë titullarëve gjatë merkatos. Për këtë arsye, po zhvillohen shumë ndeshje miqësore, ku trajneri Shehi sheh se ku çalon skuadra dhe se ku ajo ka nevojë për përforcime.

Për nesër është programuar një miqësore me ekipin kosovar të Trepça ’89. Me këtë ekip klubi korçar ka marrëdhënie shumë të mira dhe shpesh shkëmben lojtarë.

Sponsori ynë

Ndeshja në fjalë është planifikuar të luhet nesër, në orën 17:00, në stadiumin e Korçës. Më parë Skënderbeu ka luajtur me ekipin U-19, Renovën, Teutën dhe Maliqin. /

Sponsored b
Previous articleKomisioni Evropian rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë
Next articleTirana zyrtarizon tri ndeshje miqësore, njëra prej tyre luhet me drita