Home Aktualitet Faza përgatitore në Bullgari, Kastrioti konfirmon dy miqësoret e pa

Faza përgatitore në Bullgari, Kastrioti konfirmon dy miqësoret e pa

270
0
Sponsor

Pas ngjitjes së Kastriotit në Superiore, ekipi ka nisur përgatitjet intensive për të qenë i gatshëm në rrugëtimin e vështirë që e pret. Objektivi kryesor për ekipin e sapo ngjitur në Kategorinë Superiore është mbijetesa dhe nën urdhrat e trajnerit Elvis Plori, po synohet ndërtimi i një skuadre që të jetë e denjë për të realizuar këtë objektiv.

Sponsori ynë

Prej ditës së djeshme, ekipi ka udhëtuar drejt Bullgarisë për fazën përgatitore që do të zhvillojë atje deri më 7 gusht. Deri më tani janë konfirmuar dy ndeshje miqësore nga ana e stafit teknik, nëpërmjet të cilave do të shihet gatishmëria e ekipit për të përballuar fillimin e Superiores.

Më 28 korrik do të luhet ndeshja e parë kundër AEL Limasol, ndërsa me 2 gusht do të luhet kundër një tjetër ekipi qipriot, Nea Salamis. Paraprakisht është caktuar ora 17:00 për zhvillimin e ndeshjeve

Sponsored b
Previous articleTirana zyrtarizon tri ndeshje miqësore, njëra prej tyre luhet me drita
Next article5 ushtrime të padobishme që nuk ju ndihmojnë të bini në peshë