Home Aktualitet Tirana bën realitet nismën origjinale publikon çmimet e aboneve sezonale

Tirana bën realitet nismën origjinale publikon çmimet e aboneve sezonale

254
0
Sponsor

Klubi i Tiranës duket se i ka idetë dhe objektivat e qarta për sezonin e ri, që do të ngrejë siparin vetëm pak ditë më vonë. Kryesia e klubit bardheblu, njoftoi para disa ditësh hapjen e një fushate abonimesh, ku u njoftua se do të ketë abone sezonale, për të gjithë tifozët e interesuar.

Gjatë ditës së sotme, bardheblutë kanë publikuar listën e çmimeve për biletat të cilat do të duhet të blejnë tifozët për të parë skuadrën e tyre të zemrës në ndeshjet në shtëpi. Gjithashtu, në listë është edhe çmimi i një aboneje sezonale, ndërkohë që publike janë bërë edhe listat me çmimet për derbin, Tirana-Partizani.

Sponsori ynë

Në fakt, ky është një shembull për t’u ndjekur nga klubet e tjera të Kategorisë Superiore, duke qenë se çmimet e biletave i ndryshojnë shpesh herë në momentet e fundit dhe ky publikim e kjo ndarje, do të evitonte probleme të tilla. Tirana është klubi i parë në Shqipëri, që do t’iu mundësojë tifozëve të sa, abone sezonale për të ndjekur skuadrën në shkallët e stadiumit dhe megjithëse tifogrupi “Tirona Fanatics” doli kundër këtij vendimi, kryesia nuk ka bërë prapaktheu.

“KF Tirana nis një fushatë të re abonimesh sezonale për tifozët bardheblu. Gjithashtu, çmimet e biletave për sezonin 2018-2019 janë paracaktuar. Aboneja do të jetë e vlefshme për të gjitha ndeshjet e kampionatit dhe Kupës së Shqipërise që KF Tirana luan si pritëse në stadiumin “Selman Stërmasi”. Në total janë të paktën 20 ndeshje në impiantin bardheblu.

Duke nisur nga data 10.08.2018, të gjithë tifozët e interesuar mund të kontaktojnë në numrin e telefonit 0035544508874 (email: [email protected]) për të përzgjedhur vendin e tyre në stadium dhe aplikuar për tu pajisur me abone sezonale.

Duke paracaktuar çmimet e biletave, nxjerr në shitje abonetë sezonale dhe hapur sportelet e biletarisë pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, klubi kërkon të lehtësojë sa më tepër hyrjen dhe akomodimin e tifozëve ne shkallet e stadiumit për sezonin e ri futbollistik.

Çmimet e aboneve

Tribuna VIP – 50 000 lekë të reja
Tribuna A, B – 15 000 lekë të reja
Tribuna Tribuna D, E, F, G, C – 5 000 mijë lekë të reja

Çmimet e biletave sezonale

Tribuna A, B – 1000 lekë të reja
Tribuna D, E, F, G, C – 300 lekë të reja
Tribuna H (sektori mik) – 300 lekë të reja

Çmimet e biletave ne ndeshjen Tirana – Partizani

Tribuna A, B – 2000 lekë të reja
Tribuna D, E, F, G, C – 400 lekë të reja
Tribuna H (sektori mik) – 400 lekë të reja”,
 shkruhej në njoftimin e klubit.

Sponsored b
Previous articleCungu e pranon: Dhuruam tre gola për faj të Hoxhës. Fitojmë 5 ose 6-0 në Shqipëri
Next articleFOTO/ Aksident me një të plagosur, përplasen dy makina në aksin Pogradec- Korçë