Home Aktualitet Cungu e pranon: Dhuruam tre gola për faj të Hoxhës. Fitojmë 5...

Cungu e pranon: Dhuruam tre gola për faj të Hoxhës. Fitojmë 5 ose 6-0 në Shqipëri

276
0
Sponsor

Trajneri i Kukësit, Armando Cungu, ka pranuar se eksperimenti me Rustem Hoxhën në krahun e djathëtë mbrojtjes për shkak të mungesës së Maliqit dhe kalimit të Uilliam në mesfushë, kishte sjellë probleme në skuadrën e tij. Ai ishte i ndërgjegjshëm se tre golat e skuadrës vendase erdhën në këtë mënyrë në pjesën e parë.

Sponsori ynë

“Jam shumë i zhgënjyer me rezultatin përfundimtar të ndeshjes. Por gjithsesi dua të përgëzoj trajnerin dhe ekipin kundërshtar se luajti mirë dhe mori një rezultat të mirë.

Pas problemit me vizat ne vendosëm një qendërmbrojtës në krahun e djathtë, një lojtar që nuk luan në këtë pozicion. Nga ky pozicion ne i dhuruam tre golat e parë kundërshtarëve dhe kemi bërë gabime të pafalshme.

Skuadra erdhi në Gjeorgji për të luajtur futboll dhe dha gjithçka, ishte e lodhur në fund. Nëse flasim për problemet me vizat, kujtoni që Rexhinaldo erdhi sot në orën 10 dhe nuk ishte në gjendjen me të mirë fizike. Megjithatë ai krijoi katër raste dhe nëse nuk shënoi ishte vetëm për shkak të gjendjes së tij pas udhëtimit.

Surpriza ndaj Torpedos në Shqipëri? Nuk kemi ndonjë, por do të fitojmë 5 apo 6-0. Sigurisht, e them me shaka”, përfundoi Cungu para gazetarëve.

 

Sponsored b
Previous articleAksident i rëndë tek rrethrrotullimi i Saukut, 1 i vdekur e dy të plagosur
Next articleTirana bën realitet nismën origjinale publikon çmimet e aboneve sezonale