Home Aktualitet Tifozët festojnë 3-pikëshin, Tirana dhe Prishtina vishen kuqezi pas vendimit të CAS-it

Tifozët festojnë 3-pikëshin, Tirana dhe Prishtina vishen kuqezi pas vendimit të CAS-it

1096
0
Sponsor

Thirrjes së grupimit “Tifozat Kuqezi” për t’u mbledhur në sheshin “Nënë Tereza” rreth orës 20:00, për të festuar 3-pikëshin e marrë në tavolinë ndaj Serbisë, i janë përgjigjur qindra mbështetës të kombëtares.

Për orë e orë me radhë në skenën e “Digitalb Arena” janë ngjitur tifozë e gazetarë, të cilët në kor kanë kënduar këngë për Kombëtaren Shqiptare, e cila pas këtij vendimi është më pranë se kurrë ëndrrës për të marrë pjesë në “Euro 2016”.

Sponsori ynë

Por ashtu si në çdo organizim të “Digitalb Arena” dhe “Tifozat Kuqezi”, e njëjta situatë ishte dhe në Prishtinë, ku në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytetin e Kosovës, qindra mbështetës u mblodhën për të festuar atë që cilësohet nga të gjithë shqiptarët, vendosja e drejtësisë në vend, dhënien e 3 pikëve Kombëtares Shqiptare pas natës së ferrit në Beograd.

CAS-i vendosi drejtësinë në vend pas 9 muajsh pritje. Dy herë radhazi UEFA na e kishte mohuar të drejtën e marrjes së pikëve, duke na akuzuar për refuzim të daljes në fushën e lojës pas ndërprerjes.

Me këtë pikë në të dyja shkallët e drejtësisë sportive, UEFA e bëri nul ndeshjen sa i përket shifrave me një lojë fjalësh, ndërkohë që gjobiti të dyja federata me nga 100 mijë euro. Por Gjykata e Arbitrazhit të Lozanës, shkalla më e lartë dhe e fundit e drejtësisë sportive, ka rrëzuar këto dy vendime të mëparëshme.

“E drejta fitoi! Futbolli fitoi! Mendoj që fitoi jo vetëm futbolli shqiptar. E kam thënë që pas asaj ndeshje në Beograd, që para se të gjykonte Komisioni i Disiplinës në UEFA, ajo ndeshje nuk ishte e barabartë, dhe më në fund vërtetoi atë që thamë ne. Nuk bënë fajtore Shqipërinë për ndërprerjen e ndeshjes, për braktisjen e ndeshjes dhe në mënyrë simbolike, një gjë që më pëlqeu është që bënë serbët që të paguajnë edhe shpenzimet e gjyqit”, deklaroi Duka.

Ndërkohë avokati përfaqësues i Federatës Shqiptare dhe anëtari i komitetit të FSHF-së, Artan Hajdari ka shpjeguar shkurtimisht këtë vendim të zbardhur prej 74 faqesh.

“Fakt është që nuk gjendet në faj kombëtarja jonë, është gjetur përgjegjësi mënyra sesi është administruar nga ana e arbitrit loja, po kështu edhe rrethanat e sigurisë që ju i dini. Përsa i përket çështjes së banerit ne jemi gjetur fajtorë”, tha avokati Hajdari.

/ Top Channel

Powered by WPeMatico

Sponsored b
Previous article3 pikeshi. Pas Rames dhe Vucic, reagon dhe Berisha
Next article20-vjetori i masakrës së Srebrenicës, Vuçiç qëllohet me gurë në kokë