Home Aktualitet Shqipëria në histori, në vendin e 22-të të FIFA-s

Shqipëria në histori, në vendin e 22-të të FIFA-s

312
0
Sponsor

Dita e nesërme mund të jetë ditë historike për Shqipërinë. Për herë të parë kombëtarja jonë do të jetë në vendin e 22-të të renditjes së FIFA-s. Fitorja e fundit me Francën dhe pikët e fundit në tavolinë që morëm nga ndeshja me Serbinë, na fluturojnë kuqezinjtë e drejtuar nga Xhani De Biazi mes 22 skuadrave më të mira të Botës.

14 vende kapërcim nga pozicioni i 36-të në atë të 22-të pritet të bëjë nesër zyrtarisht kombëtarja shqiptare. Një histori më vete kjo, pasi brenda 2 muajve kuqezinjtë ngjisin 29 vende.

Sponsori ynë

Por jo vetëm kaq, Shqipëria është skuadra që do të ngjitet më shumë në 50 vendet e para dhe jo vetëm. Shqipëria do të lërë pas për herë të parë në historinë e vet futbollistike Francën, Danimarkën, Ganën, USA, Rusinë dhe Suedinë dhe pas 14 vitesh e 7 muajsh do të dalë mbi Bosnjën.

Vetëm një muaj më parë kishin thyer një tjetër barrierë në renditjen e FIFA-s. Kuqezinjtë e Xhani De Biazit aktualisht janë në vendin e 36 në klasifikimin e muajit korrik. Ekipi shqiptar ka thyer kështu, rekordin e vet të 2013-ës. Ky është rezultati më i mirë që kombëtarja kuqezi ka arritur, në të gjitha kohërat dhe përbën një rekord historik për ekipin tonë përfaqësues.

Sponsored b
Previous article“Ja pse s’u huazua Bulku. Largimi i Dushkut, i drejte”
Next articleSkandal në Pogradec, nëna: Policia më la djalin 4 vjeç në komisariat, pa ushqim. E kam shtruar në spital