Komenti i Dom Gjegj Metës në Facebook:
“E kam vëlla dhe nuk rri pa e taku” – thotë vëllai i Sokol Mjacajt duke iu dridhur buzët nga dënesi, ndërsa i ati është pak me i ashpër, por gjithsesi kush është babë din çfarë është dhembja e një prindi dhe se fjalët e tij nuk janë krejt të kthjellëta.
Kënaqu tani o shoqëri hipokrite!
Kënaqu edhe ti sistem që pjell varfëri e kjo varfëri, që rrin gjithmonë shtatzanë, pjell Sokola vazhdimisht. Kënaquni tani ju barkmëdhenj, deputetë, ministra, kryetarë partish e bashkish, e lakej të kryetareve që me arrogancën tuaj çdo ditë pjellni varfëri duke mos e ditur për asnjë çast se çfarë është varfëria.
Beni spektakël edhe ju miqtë e mi gazetarë! Mjerimi kur nuk dhemb kthehet në dëfrim dhe audiencë!
Të kënaqemi edhe të gjithë ne që bëjmë sehir nëpër ekrane tv dhe faqe interneti a thua se po shohim ndonjë telenovelë turke e se kjo gjë nuk na prek edhe neve. Papritur pastaj Sokoli lind shume afër e brenda nesh!
E pra unë ndjej dhimbje për dy turistët çekë, por un Sokolin dhe të gjithë Sokolat që janë viktima të mjerimit ku i ka katandisur kjo shoqëri e jona qe ka tranzicionin si mallkimin e saj, ” e kam vlla e nuk rri pa e taku …”, shkruan Dom Gjergj Meta në profilin e tij në Facebook.