Home Aktualitet Aludimet per renditjen ne grup, FSHF sqaron rregulloren!

Aludimet per renditjen ne grup, FSHF sqaron rregulloren!

285
0
Sponsor

Edhe pse UEFA ka vonuar thuajse 10 ore nga vendimi i CAS per te ndryshuar renditjen ne Grupin I, duke e ngjitur Shqiperine me 10 pike dhe fillimisht ne vend te dyte, ka pasur disa luhatje dhe ndoshta edhe gabime ne update te renditjes ne grupin e Shqiperise, nisur edhe nga mosqartesimi i regullores ne rast barazim me pike te dy skuadrave qe kane luajtur vetem nje ndeshje mes tyre. Ja sqarimi i FSHF-se, Federates Shqiptare te Futbollit: “Duke marrë shkas nga lajme të pasakta dhe keqinformuese botuar në shtyp, Federata Shqiptare e Futbollit kërkon të jape qendrimin e saj zyrtar, në lidhje me renditjen e Grupit I, kualifikues të Kampionatit Europian, botuar në faqen zyrtare të UEFA.

Renditja ne grupin I, është si më poshtë:

Sponsori ynë

 1. Portugalia 12

2. Danimarka 10

3. Shqipëria 10

4. Armeni 1

5. Serbia -2

 Shqipëria, është renditur në vendin e tretë me pikë të bararabarta Danimarkën. Kundërshtari renditet përpara nesh sepse sipas rregullores së aktivitetit, kur dy skuadra janë me pikë të barabarta në renditjen e përgjithshme për të vendosur se cila qëndron më lart, zbatohet ky kriter:

– Pikët e fituara në ndeshjet direkte (në ndeshjen Shqipëri – Danimarkë takimi ka përfunduar në barazim 1-1). S’ ka diferencë pikësh.

– Diferenca e golave në ndeshjet direkte është 0. Në rastin e ndeshjes Shqipëri –Danimarkë, nuk ka diferencë golash.

– Numri më i lartë i golave të shënuara në ndeshjet direkte. Në rastin e ndeshjes Shqipëri – Danimarkë, nuk ka diferencë golash. Një gol ka shënuar Danimarka dhe një Shqipëria.

– Numri më i lartë i golave të shënuar në fushën kundërshtare. Danimarka ka shënuar në Shqipëri dhe për këtë arsye është e avantazhuar.

– Duke ju referuar pikës d, të rregullores së eliminatoreve të Kampionatit Europian Francë 2016, Danimarka renditet përpara Shqipërisë në Grupin I.

– Sebia renditet në vendin e fundit me -2 pikë për shkak, se asaj i janë hequr 3 pikë nga vendimi i fundit i KAS të Lozanës

– Kjo është e vërteta, në lidhje me renditjen e Grupit I. Të tjerat, të publikuara apo aluduara në mendia të ndryshme janë thjesht spekulime që kërkojnë të keqinformojnë publikun dhe tifozerinë shqiptare.

Sponsored b
Previous articleNga shitës e deri te… hekurthyes, ç’punë bëjnë lojtarët e Krusejdërs…!
Next articleSërish Dom Gjergj Meta: Unë ndjej dhimbje për turistët çekë, por Sokolin e kam vlla e nuk rri pa e taku