Olta Gixhari, aktorja simpatike nga Durrësi pa dyshim kërkoi vëmendje në “Top Awards”.
Ajo u shfaq në tapetin e kuq e veshur me një fustan të veçantë, ndërsa menjëherë pasi pozoi për fotografët, u vu re nën shoqërinë e dy futbollistëve,
Andi Lila dhe Armando Sadiku. Gixhari, si një vajzë çapkëne dhe e lirshme siç ajo shfaqet gjithmonë, nuk e ka kaluar rastin pa bërë disa selfie me futbollistët e ekipit tonë kombëtar që na dhuruan mjaft emocione në kampionatin europian.
Veçse Sadiku, ndryshe nga Gixhari, duket se nuk ishte edhe aq i dhënë pas “selfieve” ndaj është shkëputur në mënyrë demonstrative nga bukuroshja dhe Lila duke i lënë ata të pozojnë vetëm.
Ky moment nuk është pritur mirë nga Olta, e cila në fakt, më shumë sesa për t’i dhënë rëndësi futbollistit, donte thjesht të bënte një selfie ku të dilte vetë mirë. Kjo, pasi aktorja bukuroshe nuk i dinte as emrin futbollistit që na dhuroi të vetmin gol në Francë, ku Shqipëria mori pjesë për herë të parë në Europian.
Me largimin e dukshëm të Sadikut, Olta Gixhari ju drejtua Lilës, paksa e revoltuar për gjestin e tij: E si e ka emrin ky?!…ose ndoshta ishte kjo thjesht një mënyrë për t’i kthyer reston!
The post Sadiku nuk ia var Olta Gixharit, ja çfarë bën ajo appeared first on Lajme Sportive nga vendi e bota – Qiriu.net.
Powered by WPeMatico