Sponsor
Fitorja e arritur ndaj Armenisë në “Elbasan Arena” më 29 mars ka ngjitur kombëtaren e drejtuar nga Xhani De Biazi 4 poziocione në klasifikimin e ri të FIFA-s për muajin prill. Skuadra kuqezi tashmë është e 57-ta në botë në kuotën e 575 pikëve.
Nga kundërshtarët tanë në Grupin I kualifikues të “Euro 2016″ më poshtë se Shqipëria është vetëm Armenia që ndodhet në vendin e 77-të.
Serbia edhe pse ka vetëm 1 pikë dhe po merr rezultate negative, është e 44-ta por që ka humbur 4 vende në krahësim me muajin e kaluar. Portugalia dhe Danimarka kanë mbrojtur pozicionet e tyre. Ekipi portugez qëndon në 10 më të mirët duke u renditur i shtati, ndërsa danezët vijojnë të mbeten në vendin e 28-të.
Sponsori ynë
Sponsored b