Abdul Hadi Arwani, 48 vjeç, një kritik i madh i presidentit Bashar Al-Assad, u gjend i shtrirë brenda një Volsvageni Passat, me plagë në gjoksin e tij, në një rrugë periferike të Londrës.
Një ambulancë ajrore u thirr por ai u deklarua i vdekur në vendin e ngjarjes në Wembley, gjysmë ore më vonë. Predikuesi kishte gjashtë fëmijë, duke përfshirë edhe një vajzë një-vjeçare.
Gazeta “Evening Standard” raportoi se Z.ArWani ishte “detyruar” të jepte dorëheqjen si imam në xhaminë An-Noor në Acton, Londër, pasi xhamia dyshohej se kishte krijuar lidhje me predikuesit e xhihadit dhe të dyshuarit terroristë.
Një burim i policisë tha për Daily Mail se vrasja kishte të gjitha vulat e një “vrasje të sponsorizuar nga shteti “. Z. Arwani ishte i përfshirë në demonstratat e dhunshme Anti-Assad jashtë ambasadës siriane në Londër, tre vjet më parë.