Home Aktualitet “Dorëzohet” dhe FMN-ja: kthen sytë nga financat islame, duke shprehur pëlqimin për...

“Dorëzohet” dhe FMN-ja: kthen sytë nga financat islame, duke shprehur pëlqimin për to

1092
0
Sponsor

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka shprehur pëlqimin dhe mbështetjen për parimet e financave islame, duke vënë në dukje se ato mund të rezultojnë më të sigurta se financat konvencionale, veçse kërkohet një forcim i rregullave dhe një ndjekje e vijueshme e tyre.

FMN-ja nxori këtë javë një raport që tregon interesin e saj në rritje për veprimtarinë bankare islame, e cila po shtrihet në shumë pjesë të botës.

Sponsori ynë

Raporti në fjalë vinte në pah se veprimtaria bankare islame mund të paraqiste më pak rrezik se ajo konvencionale për qëndrueshmërinë e sistemeve financiare, ngaqë e ndalon spekulimin e pastër monetar dhe thekson se marrëveshjet duhet të bazohen në aktivitetin ekonomik të njëmendtë.

Financat islame mund të ndihmojnë nxitjen e qëndrueshmërisë financiare dhe makroekonomike, u shpreh FMN-ja.

Takimet e FMN-së javën e ardhshme në Uashington do të përfshijnë një seminar mbi financat islame, dhe në nëntor pritet një konferencë globale mbi to.

Po ashtu, grupi i G20-ës i ka përfshirë për diskutim financat islame në axhendën e përvitshme.

Sponsored b
Previous articleRënditja e FIFA-s, Shqipëria ngjit 4 vende, tashmë është e 57-ta
Next articleSUPERBATUTA E DOKLES: KRYETAR BASHKIE JO AI QË I HANË DUART, POR AI QË I HA B…