Zagorçan
Sponsor

Një dëgjesë publike e cila u kthye në protestë ka ndodhur në Fshatin Guras të njësisë administrative Buçimas në Pogradec. Këshilli Bashkiak kishte njoftuar për një dëgjesë publike sot në orën 15:00 me banorët e zonës, për të konsultuar projekt-vendimin e Këshillit Bashkiak Pogradec për depozitimin e inerteve në zonën e ish-Gurores pranë këtij fshati. Banorët kanë kontestuar këtë propozim me zë të lartë duke i vënë me shpatulla pas mureve këshilltarët.

Ata kanë shprehur shqetësimet e tyre pasi inertet që do të hidhen do kalojnë në vendin ku kalon uji i pijshëm që furnizon qytetin.
Nga ana tjetër fshati njihet si një destinacion turistik si pjesë e “100 fshatrave”. Sipas tyre, kjo vendimarrje kërcënon mjedisin dhe nëse miratohet nga këshilli, ata paralajmërojnë se do të bllokojnë kalimin e mjeteve.

Sponsori ynë

Në këtë ngjarje, morën pjesë edhe këshilltarë të Këshillit Bashkiak Pogradec, dy prej të cilëve shprehen se do të votojnë kundër këtij vendimi në seancën e këshillit dhe i bënë thirrje kolegëve të tyre që të ngrenë kartonin e kuq.
Sipas tyre, kjo vendimarrje kërcënon zhvillimin e kësaj zone.
Në mbështetje të qytetarëve dy këshilltarët Engjëll Shyti, këshilltar i PD zyrtar dhe Arbër Malë, këshilltar i pavarur, shprehen në kundërshtim me këtë vendim.

Në dëgjesën publike ishin edhe këshilltarë të majtë të cilët mes tonëve të larta thanë se në takimin e sotëm u mor parasysh qëndrimi i banorëve, por nuk shprehen nëse do të votojnë kundër këtij vendimi në këshill.

Rreth 60 banorë të fshatit Guras morën pjesë në këtë protestë, duke refuzuar këtë vendim. Ata thanë se do të përshkallëzojnë veprimtarinë e tyre nëse bashkia miraton këtë vendim.

Sponsored b
Previous articleNdahet nga jeta Muezini i parë Pogradecar. Në moshën 87 vjeçare shuhet Beqir Malellari…
Next articleEMRAT/ E rëndë në Florida, 34-vjeçari shqiptari vret gruan dhe rrëmben vajzën