Xha Bequa! Qoftë i xhenetit
Sponsor

Ndahet nga jeta në moshën 87-vjeçare, ish-Myezini i pare qe i sherbeu Myftinise Pogradec pas renies te sistemit komunist z. Beqir Malellari.

I lindur në vitin 1937në qytetin e Pogradecit, ku kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij, z. Beqir Malellari, njihej për respektin që e karakterizonte në mesin e besimtarëve dhe qytetarëve të Pogradecit.

Sponsori ynë

Në vitin 1991 emërohet nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në detyrën e Myezinit prane Myftinise Pogradec, detyrë të cilën e mbajti dhe e përmbushi me rigorozitet.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë – Myftinia Pogradec i shpreh ngushëllimet më të përzemërta familjarëve të z. Malellari.

Lusim Allahun (xh.sh) që t’ia ketë falur gjynahet, ta mëshirojë dhe ta bëjë atë prej banorëve të xhenetit Firdeus! Amin!

Falja e namazit të xhenazes do të bëhet ditën e premte ( xhuma), më 26 janar 2024, rreth orës 14:00.

“Inna lil’lahi ue inna ilejhi raxhiun…”

(Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi)’

Burimi: Gazeta Pogradeci

Sponsored b
Previous articlePërjashtohet një nga banorët e Big Brother VIP Albania
Next articlePogradec/ Dëgjesa që u kthye në protestë. Banorët e Gurasit: Kryetari mos të bëj gaf të na sjelli plehra. Plas sherri!