Policia
Sponsor
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. J., 19 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi dyshohet se ka vjedhur produkte ushqimore, pije alkoolike dhe një kasetofon, në banesën e një 68-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit S. H., 33 vjeç, banues në fshatin Rëmbec, Maliq, pasi dyshohet se në fshat, ka vjedhur një shumë lekësh, në banesën e një 68-vjeçareje.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Sponsori ynë
Sponsored b
Previous articleE rëndë në Pogradec! Priste në radhë për pensionin..
Next articleTërmet 4.3 i shkallës Rihter me epiqendër në Elbasan! Lëkundjet ndjehen në Tiranë, Lushnje, Durrës e Berat