HomeAktualitetE rëndë në Pogradec! Priste në radhë për pensionin..

E rëndë në Pogradec! Priste në radhë për pensionin..

E rëndë në Pogradec! Priste në radhë për pensionin, ndërron jetë!

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mëngjes në qytetin e Pogradecit. Një 72-vjeçar me iniciale I.F nga fshati Vërdovë ka ndërruar jetë. Burime për caushlia.com mësojnë se i moshuari ishte në pritje për të tërhequr penionin mujor por nuk është ndierë mirë nga ana shëndetësore. Pavarësisht ndihmës së parë të dhënë nga bashkëmoshatarët ai ka gjetur vdekjen.

Dyshimet e para kanë të bëjnë me një goditje në zemër që e ka lënë menjëhërë të vdekur të moshuarin. Ngjarja tronditi personat e tjerë të cilët ndodheshi në postë. Policia mbërriti menjëhërë në vendngjajre.

Trupi i 72-vjeçarit ndodhet në morgun e spitalit ku po i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments