Home Aktualitet Përjashtohet një nga banorët e Big Brother VIP Albania

Përjashtohet një nga banorët e Big Brother VIP Albania

1002
0
Klodian duro BB3
Sponsor

Produksioni i Big Brother VIP Albania ka përjashtuar nga shtëpia banorin Klodian Duro.

Ka qenë banorja Egla ajo e cila ka lexuar zarfin e dhënë nga Vëllai i Madh.

Sponsori ynë

Përjashtimi i tij ka qenë i menjëhershëm, derisa nuk është lejuar as të përshëndetet me banorët.

“Klodian Duro ka thyer një nga rregullat kryesore të këtij formati. Deklaratat që promovojnë dhunë janë kundër rregullave të këtij formati”, thuhej mes tjerash në zarfin e zi.

Update!  Nje deklaratë e ish futbollistit duket se ka qënë  arsyeja e përjashtimit

Ish-futbollisti dhe trajneri Klodian Duro është pjesë e Big Brother Vip3. Gjatë darkës pas “prime-t” Duro ka bërë një deklaratë që i ka shokuar banorët.

Ai si me humor dhe ironi është shprehur se duhet të kenë kujdes nga ai, pasi kur ka dhunuar bashkëshorten e vet, i duken asgjë të tjerët. Madje Meriton Mjekiqi i ka thënë se nuk është ai lloj njeriu, teksa i kërkoi që të tillë gjë mos e thotë as për shaka.

Pjesë nga biseda:

Klodian Duro: Ruajuni nga mua se unë kur kam rrah gruan time… E di si më dukeni ju apo jo? Ruju.
Meritoni: Une e di, s’je ti ai.
Klodian Duro: E kupto? E rraha ngaqë më mbante gocën dhe e rraha, e kupton?
Meritoni: S’je ti ai.
Klodian Duro: Ruju po t’them se mos m’thush s’të kam thënë! Po i futa dhe nja dy gota raki, se kam kohë që se kam provuar.
Meritoni: Shsh. Ndërroje atë muhabet. As në hajgare mos ta dëgjoj me atë muhabet.

Nuk dihet nëse Duro këto deklaratë e ka pasur seriozisht, me ironi apo në gjendje të dehur. Gjithsesi e dëgjuar në një emision kaq të ndjekur dhe në një kohë kur dhuna ndaj grave në Shqipëri është një fenomen i gjerë, VIP-at duhet të tregojnë kujdes për mesazhet që përcjellin.

Kujtojmë që Klodian Duro ka qenë i dënuar për dhunë në famije, pas një denoncimi që bëri ish-bashkëshortja ,me të cilën ka një vajzë. Duro u dënua me 4 muaj “arrest shtëpie”, pas kryerjes së dënimit, gruaja mori një udhër mbrojtje ndaj tij.

@selinnn_o BIG BROTHER VIP ALBANIA 3 #albania #bigbrothervipalbania #saragjordeni #romeoveshaj #juldeda #ledionlico #arbanaosmani #heidibaci #merishehu #horoskopi #donaldveshaj #borazemani #meritonmjekiqi #bigbrothervipkosova #klodianduro #chillzemer #best0ney3t ♬ original sound – SELIN

Sponsored b
Previous articleTAPIOKA – NJË ZËVENDËSUES PA GLUTEN DHE HIPOALLERGJIK I MIELLIT TRADICIONAL
Next articleNdahet nga jeta Muezini i parë Pogradecar. Në moshën 87 vjeçare shuhet Beqir Malellari…