Home Aktualitet Partizani me 1 mijë tifozë drejt Korçës

Partizani me 1 mijë tifozë drejt Korçës

666
0
Sponsor

“Guerrils” kanë prenotuar 600 bileta, ndërsa

dje klubi ka nisur të shesë rreth 300 të tjera

Sponsori ynë

 

Armand Halili

 Partizani me 1 mijë tifozë drejt Korçës

Ndeshja ndaj Skënderbeut është mjaft e rëndësishme për Partizanin, pasi rezultati i saj në një farë mënyre përcakton edhe shanset e skuadrës së kuqe, për të fituar ose jo titullin kampion në këtë sezon futbollistik. Por, në Korçë të besuarit e Duros nuk do ta kenë aspak të lehtë, përballë ekipit vendas që vjen pas një dy humbjesh, me Laçin në kampionat dhe Kukësin në Kupë. Kështu që futbollistët por edhe drejtuesit i kanë bërë thirrje tifozëve të skuadrës së tyre që në këtë ndeshja të jenë të shumtë dhe të përkrahin ekipin drejt objektivit final të sezonit. Ndërkohë që edhe vetë tifozët në përfundim të ndeshjes së javës së kaluar ndaj Apolonisë, kanë nisur të mendojnë për takimin ndaj Skënderbeut, duke ftuar edhe ata që nuk ishin në “Qemal Stafa”, të bashkoheshin në këtë transfertë. Por, në mënyrë që organizimi të shkojë në mënyrën e duhur, klubi ka vendosur që shitja e biletave për tifozët të bëhet në kryeqytet dhe ajo ka nisur gjatë ditës së djeshme, pikërisht në zyrat e klubit.

Pritshmëritë – Duke parë ecurinë e mirë të ekipit dhe faktin që skuadra është vetëm dy pikë larg vendit të parë tifozët e kuq kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të qenë në këtë transfertë. Pritet që numri i mbështetësve të Partizanit në stadiumin “Skënderbeu” të shkojë rreth 1 mijë vetë. Kjo për shkak se 600 bileta janë prenotuar nga tifo-grupi “Ultras Guerrils”, që është duke u përgatitur për këtë transfertë edhe për faktin se ka një krisje në marrëdhëniet mes tyre dhe “Ujqërve të deborës”, gjë e cila është konstatuar edhe në takimin e parë të luajtur në Korçë, ku Partizani ka humbur në shifrat 1-0. Tërheqja e biletave pranë klubit nga ana e grupimit do të behët në ditët në vijim, ndërsa dje kanë nisur të shiten rreth 300 bileta për tifozët që nuk janë pjesë e grupimit. Duhet thënë që edhe në ndeshjen e fazës së dytë ndaj Skënderbeut, numri i tifozëve të Partizanit që kanë udhëtuar drejt Korçës, ka qenë mjaft i madh.

 

2

Mijë lekë të vjetra kushton një biletë për tifozët e Partizanit që do të shohin nga afër ndeshjen e së hënës, që skuadra e tyre do të luajë ndaj Skënderbeut.

 

1

Fitore ka marrë Partizani në këtë sezon futbollistik ndaj Skënderbeut, ndërsa kanë humbur një ndeshje dhe kanë barazuar një tjetër.

Sponsored b
Previous articleSUPERBATUTA E DOKLES: KRYETAR BASHKIE JO AI QË I HANË DUART, POR AI QË I HA B…
Next articleAksident tragjik te Oxhaku, dy të rinj humbin jetën, Ambulanca vjen pas 30 min!