HomeAktualitetNuk ka më thasë për të vdekurit në Gaza, ndërpritet energjia dhe...

Nuk ka më thasë për të vdekurit në Gaza, ndërpritet energjia dhe në spitale

“Nuk ka më thasë për të transportuar të vdekurit në Gaza”. Ky është lajmi më i fundit i agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë, i cili tregon edhe njëherë situatën e rëndë humanitare me të cilën po përballet enklava pas nisjes së kundërpërgjigjes së Izraelit.

075213868 fbb071b8 f4f4 4346 893a b8c44e93b77c

“Prej 5 ditësh, Gaza është pa energji, pa ujë, pa shërbimet shëndetësore, teksa dhe ushqimet janë duke përfunduar”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e UNRWA.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza raporton se, deri në këto momente, 2750 persona kanë humbur jetën, teksa mbi 9700 të tjerë janë të plagosur.

Pak orë më herët, u përhap lajmi se një armëpushim është vendosur për largimin e qytetarëve të huaj dhe futjen e ndihmave nga pika kufitare e Rafahut, por një gjë e tillë u mohua nga zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Ndërkohë, Izraeli ka nisur evakuimin e qytetarëve të saj nga disa vendbanime pranë kufirit m Libanin, nga frika e një sulmi të Hezbollahut, pas raketave të fundit që janë lëshuar nga kjo anë e kufirit.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Çështjet Humanitare bën me dije se rezervat me karburant në spitalet e Gazës janë duke përfunduar dhe është çështje orësh që ato të mbeten pa energji elektrike.

OCHA parashikon se ndërprerja e energjisë në spitale do të vendosë në rrezik jetën e mijëra personave të plagosur.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments