HomeAktualitetKaos me kalendarin e Superiores, katër skuadra do të kenë si shtëpi...

Kaos me kalendarin e Superiores, katër skuadra do të kenë si shtëpi stadiumin e Partizanit

Kaos me kalendarin e Superiores, katër skuadra do të kenë si shtëpi stadiumin e Partizanit

 

 

“Caushlia.com” zbulon se stadiumi “Niko Dovana” i Durrësit dhe impianti “Egnatia Arena” i Rrogozhinës në ditët e ardhshme do t’i nënshtrohen procesit të mbjelljes së barit për rigjenerimin e fushës dhe për një periudhë të konsiderueshme do të jenë të mbyllura.

Si pasojë e kësaj, ndeshja Erzeni-Partizani, e planifikuar të luhet më 23 tetor, nuk do të luhet në Rrogozhinë, ku shijakasit zhvillojnë ndeshjet si pritëse, por në stadiumin e “demave”.

Të zënë ngushtë nga mbyllja e impianteve, drejtuesit shijakas kanë rënë dakord që ndeshjen si pritës ndaj të kuqve, ta luajnë në shtëpinë e këtyre të fundit.

 

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=1017&loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fsport%2Fekskluzive kaos me kalendarin e superiores kater skuadra do te kene si shtepi stadiumin e partizanit%2F&referer=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com

 

Gjithashtu, ndeshja Teuta-Partizani, e planifikuar në “Niko Dovana” më 28 tetor, do të luhet po në “Arenën e Demave”. Por këtë herë ndryshe nga ndeshja me Erzenin, është rënë dakord këmbimi i fushës.

Kështu, ndeshja e prapambetur e javës së parë mes dy ekipeve do të luhet në Durrës dhe jo në Tiranë, në një datë që do të caktohet në ditët në vijim.

Po në “Arenën e Demave” Egnatia ka prenotuar ndeshjen si pritëse ndaj Kukësit, për javën e 11-të. Në të njëjtin stadium do të luhet edhe ndeshja e javës së 12-të mes Erzenit dhe Egnatias, me shijakasit si pritës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments