Home Aktualitet Nuk ka më pushime, Partizani i rikthehet përgatitjeve për sezonin e ri

Nuk ka më pushime, Partizani i rikthehet përgatitjeve për sezonin e ri

191
0
Sponsor

Pas eliminimit nga Liga e Europës, ku Partizani u mund nga Maribori, skuadra kishte disa ditë pushim për të rikuperuar energjitë e humbura në dy takimet e luajtura. Gjatë ditës së sotme, kryeqytetasit do t’i rikthehen stërvitjes së zakonshme, duke u bërë gati për sezonin e ri që nis vetëm pak javë më vonë.

Sponsori ynë

Ekipi i drejtuar nga trajneri Skënder Gega, do ta zhvillojë në orën 18:30 stërvitjen e parë në ambientet e “Tirana Internacional” në Pezë Helmës, aty ku edhe e ka zhvilluar më parë, ndërkohë që sezonin e fundit, ata vendosën që të përgatiteshin në Kamëz.

Me skuadrën, sot do të bashkohet edhe blerja më e re, Rubin Hebaj i cili pritet të jetë një armë e fortë për “demat e kuq” në realizimin e objektivave që drejtuesit e klubit kanë vënë.

Sponsored b
Previous articleTemperaturat rriten, por pasditja sot sjell shira
Next articleJo vetëm Bonuçin, Milani po heq qafe edhe dështimin më të madh të merkatos