Duhej të ishte ylli i ri i skuadrës së Milanit, por Andre Silva ka zhgënjyer plotësisht që prej transferimit të tij te kuqezinjtë në verën e ardhshme. Portugezi 22-vjeçar ka treguar pakgjë në vitin e tij të parë në Itali dhe nuk është aspak çudi që tashmë Milani kërkon ta largojë.
Vetëm 2 gola në 24 ndeshje është një bilanc qesharak po të llogaritën 38 milionë eurot e shpenzuara për kartonin e tij dhe jo rastësisht ai është cilësuar si dështimi më i madh i merkatos së këtij viti. Milani kërkonte prej kohësh një sistemim për lojtarin dhe me sa duket e ka gjetur.
Sipas gazetës turke “Fanatik”, Gallatasaraj ka gjetur një akord me Milanin për huazimin me të drejtë blerje në fund të sezonit nga klubi i qytetit të Stambollit. Por ish-lojtari i Portos nuk ka një akord me klubin turk sa i përket rrogës. Gallatasaraj i ofron atij 3 milionë euro në sezon, shifër që nuk kënaq portugezin dhe deri në zgjidhjen e këtij detaji, ai do të vazhdojë të mbetet pjesë e Milanit, edhe pse ky i fundit po kërkon sulmues dhe nuk e ka në planet e tij.