Sponsor
Policia e Korçës vijon “operacionet e saj të suksesshme”. Këtë herë ka vënë nën hetim një shtetas me inicialet A.T, i cili punonte si taksist pa licencë.
Ndërkohë që në mes të Shqipërisë vidhet dhe abuzohet çdo ditë, 24/7, policia kap atë që punon për bukën e gojës.
Sponsori ynë
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin A. T., 35 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore”, pasi në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Çiflig, ky shtetas u konstatua nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke transportuar pasagjerë, me mjetin tip “Benz” kundrejt pagesës, pa qenë i pajisur me licencën përkatëse për shërbim taksi”, thuhet në njoftimin e policisë./
Sponsored b