Home Aktualitet Aksident i trefishtë në aksin Pogradec-Lin, një i plagosur

Aksident i trefishtë në aksin Pogradec-Lin, një i plagosur

0
5
aksident

Një aksident automobilistik është regjistruar në aksin rrugor Pogradec–Lin, në afërsi të fshatit Udënisht, ku janë përfshirë tre mjete.

Si pasojë e përplasjes, një person ka mbetur i lënduar lehtë dhe është transportuar në Spitalin Bashkiak të Pogradecit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet procedurale për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Fatmirësisht, nga informacionet paraprake nuk raportohet për persona në rrezik për jetën.

 

Aksident ne Pogradec-lin

Vetëm pak ditë më parë në këtë aks nacional një tjeër aksident me një të vdekur dhe tre të plagosur.

NO COMMENTS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.