HomeAktualitetNgjarje e turpshme në Korçë, grushte ndaj presidentit të Skënderbeut Ardjan Takaj

Ngjarje e turpshme në Korçë, grushte ndaj presidentit të Skënderbeut Ardjan Takaj

Një ngjarje e turpshme është regjistruar në Korçë, në minutat e para të ndeshjes mes Skënderbeut dhe Vllaznisë, në tribunën VIP ku ulen drejtuesit dhe personalitete të skuadrave

Një person ka debatuar dhe pastaj ka goditur me grusht presidentin e skuadrës korçarë, Ardjan Takaj, duke shkaktuar jo pak kaos në ato momente.

Personi në fjalë është prind i një prej lojtarëve të akademisë së Skënderbeut dhe kjo ka qenë arsyeja e zenkës mes tyre, në të cilën ka ndërhyrë edhe Gerhard Takaj, djali i presidentit të korçarëve, i cili është goditur gjithashtu në momentet e kaosit.

Ndërhyrja e të pranishmëve dhe policisë në stadium ka sjellë qetësimin e situatës teksa është shoqëruar jashtë autori i kësaj ngjarje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments