Home Aktualitet Jamarbër Malltezi arrestohet në Aeroportin e Rinasit

Jamarbër Malltezi arrestohet në Aeroportin e Rinasit

460
0
Sponsor

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhër arresti për Jamarbër Malltezin. Sipas burimeve të Abc News, Jamarbër Malltezi është arrestuar në ambientet e Aeroportit të Rinasit nga policia.

 

Sponsori ynë

Sakaq, ai nuk dihet nëse po tentonte të ikte nga Shqipëria. Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha po hetohet për privatizimin të ish klubit sportiv “Partizani”.

Ai dyshohet penale pastrim parash.

Padia në SPAK për këtë dosje është dërguar nga Ministri i Brendshëm, Taulant Balla në kohën kur ishte kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Konkretisht, bëhet fjalë për një pronë me rreth 10 000 m2, në qendër të Tiranës, e cila në vitin 2008 është privatizuar me një vlerë prej 100 000 dollarë.

Klubi sportiv “Partizani” ishte në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa sot mbi të janë ngritur 17 kulla.

Sponsored b
Previous articleNgjarje e turpshme në Korçë, grushte ndaj presidentit të Skënderbeut Ardjan Takaj
Next articleGJKKO cakton detyrim paraqitje për Sali Berishën, ndalim te daljes jashtë vendit priten ndalime të tjera