Sir Bobby Charlton, legjenda e Manchester United dhe Anglisë, ka vdekur në moshën 86-vjeçare.
Charlton konsiderohet si një nga lojtarët më të mëdhenj të Manchester United, duke shënuar 249 gola në 758 ndeshje midis viteve 1956 dhe 1973. Ai fitoi Kupën Evropiane me United në 1968, si dhe tre tituj të Premier Ligë.
Fituesi i Kupës së Botës 1966 luajti 106 ndeshje për Anglinë, duke shënuar 49 herë, një rekord golashënuesi të cilin e mbajti nga viti 1970 deri në 2015.
‘Me pikëllim të madh ndajmë lajmin se Sir Bobby ndërroi jetë paqësisht në orët e para të mëngjesit të së shtunës’, thuhet në një deklaratë nga familja e tij.
‘Ai ishte i rrethuar nga familja e tij, familja e tij dëshiron të përcjellë falënderimet për të gjithë ata që kanë kontribuar në kujdesin e tij dhe për njerëzit e shumtë që e kanë dashur dhe e kanë mbështetur.
‘Ne do të kërkojmë që privatësia e familjes të respektohet në këtë moment.’
Sir Bobby Charlton CBE, 1937-2023.
Words will never be enough.
— Manchester United (@ManUtd) October 21, 2023