Home Aktualitet Nga shitës e deri te… hekurthyes, ç’punë bëjnë lojtarët e Krusejdërs…!

Nga shitës e deri te… hekurthyes, ç’punë bëjnë lojtarët e Krusejdërs…!

229
0
Sponsor

Leonard TREBICKA

Skënderbeu do të ketë përballë sot lojtarë gjysmë-profesionistë që më shumë merren me zanatet e tyre se luajnë futboll

Sponsori ynë

 

Kishim lexuar e dëgjuar gjithçka ndodhte me Krusejdërs, që për herë të parë mbërrin në Shqipëri dhe që sot përballet me Skënderbeun, por nuk dinim asgjë në lidhje me profesionet që kanë futbollistët e tyre. Duke qenë gjysmë-profesionistë do të thotë që punë të parë nuk kanë futbollin, por diçka tjetër. Sigurisht që gazetarëve dje në Korçë u kanë bërë përshtypje këto fjalë dhe në sallën e konferencave për shtyp kanë mësuar nga trajneri i Krusejdërs dhe një prej lojtarëve edhe punët që bëjnë këta lojtarë. Kështu, mesfushori i qendrës që ka qenë edhe në konferencë shtypi Deklan Kedëll punonte shitës. Ai ka shpjeguar se pjesa tjetër e shokëve të skuadrës punojnë taksixhi, hekurthyes, kasapë, bankierë e plot punë të tjera që bëjnë burrat. Shumicën e ditës lojtarët e Krusejdërs e kalojnë në punë dhe ato orë që ju mbeten shkojnë e stërviten.

Këta janë futbollistët që do të përballen sot ndaj Skënderbeut, por që në turin e parë kanë kaluar Levadia Talin. Sot ndaj Skënderbeut, irlandezo-veriorët do të kenë disa mungesa si, Kolin Koates, Berri Molloi, Timi Adamson dhe Kris Morrou. Ndërkohë që tre të fundit janë të dëmtuar, ajo që duhet thënë për Kolin Koates është një situatë e pazakontë, teksa është lojtari më i mirë i këtij ekipi. Koates ndodhet me pushime dhe nuk mund t’i ndërpriste pasi i kishte prenotuar përpara kohe dhe në këtë mënyrë, Krusejdërs ndodhet në Korçë me disa mungesa. Krusejdërs është vërtetë një skuadër gjysmë-profesionte, pasi kjo u pa qartë edhe në stërvitjen e djeshme në orën 19.30. Edhe trajneri i portierëve rreth 150 kg, ka qenë i veshur civil dhe stërviste portierët. Nga ana tjetër ushtrimet që zhvillonte Krusejdërs ishin më shumë se amatore. Pas seancës së djeshme Krusejdërs është akomoduar në hotel Rexhensi në qendër të qytetit, ndërkohë që pas ndeshjes skuadra mike do të udhëtojë për t’u kthyer menjëherë në Belfast.

Sponsored b
Previous articleNË XHAMINË E QABES LINDI NJË BEBE
Next articleAludimet per renditjen ne grup, FSHF sqaron rregulloren!