Sponsor
Edhe pse është ende herët për të folur, trajneri i Tiranës, Shkëlqim Muça është duke menduar se cili do të jetë rreshtimi që do t’i bëjë ekipit në sezonin e ri. Megjithatë, një ide mund të krijohet duke marrë parasysh karakteristikat e lojtarëve që kryeqytetasit janë duke afruar në ekip, kjo të paktën në fazën sulmuese. Pas akordit me Gilman Likën, i cili më shumë se mesfushor krahu priret të ketë përparësi në fazën sulmuese, por edhe me Muzakën dhe Kërçikun, Muça është duke menduar për të përdorur skemën 4-3-3. Gjithashtu edhe afrimi i fundit i Tiranës, Masato Fukui është programuar për të luajtur në krahun e djathtë të sulmit, deri në momentin që Gjergji Muzaka të kthehet nga dëmtimi. Japonezi i ardhur nga kampionati malazez, mësohet se nuk është afruar me qëllimin për të qenë “bomberi” i bardhebluve, duke parë edhe karakteristikat e tij si lojtar i shpejtë dhe gjatësi që nuk përshtatet me atë të një qendërsulmuesi. Ndërkohë që vetëm me Mario Morinën të afirmuar në vijën e parë të sulmit, Tirana është në kërkim tashmë të një tjetër sulmuesi. 22-vjeçari shihet si alternativa e parë e këtij reparti. Ndërkohë që në repartet e mesfushës dhe mbrojtjes, trajneri Muça ka disa alternativa cilësore ku mund të bazojë lojën e tij për kryeqytetasve në sezonin e ri.
Sponsored b