Home Aktualitet Milan sfidon Chelsea, takon agjentin e yllit brazilian në Milano

Milan sfidon Chelsea, takon agjentin e yllit brazilian në Milano

260
0
Sponsor

 

Sponsori ynë

Milan kërkon një lojtar që mund të luajë në krah dhe kuqezinjtë kanë piketuar yllin brazilian Bernard. Sipas “Gazzetta dello Sport”, drejtuesit e “Djallit”, u takuan me agjentët e ish-yllin e Shakhtar Donetsk. Braziliani është një lojtar i lirë, pasi ka lënë ekipin Ukrainas, duke shënuar 10 gola në sezonin e kaluar. Kuqezinjtë duan ta shfrytëzojnë në maksimum këtë mundësi dhe janë takuar me përfaqësuesit e Bernard në “Casa Milan” për të diskutuar një transferim të mundshëm. Të dyja palët po përpiqen të gjejnë një marrëveshje, por agjenti Kia Joorabchian ka folur gjithashtu me Chelsea-n. Për më tepër Joorabchian, ka marrëdhënie të mirë me presidentin e bluve të Londrës dhe ky është një minus për kuqezinjtë. Gjithsesi si Chelsea ashtu edhe Milan nuk do të luajnë në Champions League këtë sezon dhe për këtë arsye ai duket më pranë me kuqezinjtë.

Sulmuesi i krahut do të preferonte një lëvizje në Milano, nga ku do të merrte rrogë prej rreth 3 milionë euro në sezon, dhe duke pasur parasysh se do të arrinte si një transferim i lirë, agjentët e tij presin një komision të madh. Milan po kërkon të forcojë skuadrën pa shpenzuar shumë këtë verë, me Pepe Reina, Ivan Strinic dhe Alen Halilovic që janë bashkuar më herët gjatë merkatos pa asnjë kosto. Bernard, u bë pjesë e Shakhtar Donetsk që nga viti 2013, kur ai bëri lëvizjen në Evropë nga ekipi brazilian Atletico Mineiro si një nga të rinjtë më të kërkuar. Gjatë aventurës me kampionët e Ukrainës, ai grumbulloi 14 gola dhe 24 asiste në vetëm 100 ndeshje në kampion për Shakhtar Donetsk. Në të kaluarën, Arsenali, Chelsea, Manchester City dhe Barcelona kanë qenë të lidhura me Bernard, megjithatë interesi për nënshkrimin e tij ka qenë disi i qetë këtë verë, pavarësisht faktit se braziliani tani është një lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Skahktar

Sponsored b
Previous articleKamza vazhdon zyrtarizimet, firmos një tjetër mesfushor
Next articleGati një shitje, Skënderbeu përfiton mijëra euro