HomeAktualitetGati një shitje, Skënderbeu përfiton mijëra euro

Gati një shitje, Skënderbeu përfiton mijëra euro

Skënderbeu edhe pse i dënuar me dhjetë vite nga UEFA për të mos marrë pjesë në kompeticionet e organizuara nga vetë ajo, ka arritur që të shesë futbollistë të rëndësishëm këtë sezon duke përfituar mijëra euro.

9ff9f3b0 7fa0 4c31 968c af16988bde30

Nëse Sabien Lilaj iku me kosto zero për shkak se i përfundoi kontrata, James Adeniyi iu bashkua Qabala-s për 350 mijë euro. Ndërkohë që në kampionatin grek u shit Suad Sahiti dhe Enis Gavazaj u dha në huazim me të drejtë blerjeje në Rusi.

Ora tashmë është e mesfushorit nga Mali Bakary Nimaga. 23-vjeçari që luan në qendër të repartit të mesufshës kërkohet nga kampionët e Moldavisë, Sheriff Tiraspol. Shuma që ofrohet për të nga moldavët është 300 mijë euro. Normalisht që e kënaq buxhetin e Skënderbeut, duke menduar që kontrata e Nimaga-s përfundon në fundin e sezonit të ardhshëm.

I vetmi ngërç për transferimin e mesfushorit është se Sheriff është i angazhuar në Champions League, ku ndeshjen e shkuar e kanë humbur 1-0 ndaj Shkëndijës së Tetovës. Pritet që të zhvillohet ndeshja e kthimit dhe më pas çdo gjë do të marrë fund

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments