HomeAktualitetKamza vazhdon zyrtarizimet, firmos një tjetër mesfushor

Kamza vazhdon zyrtarizimet, firmos një tjetër mesfushor

Klubi i Kamzës ka vazhduar zyrtarizimet e afrimeve të futbollistëve për sezonin e ri, duke konfirmuar një tjetër element që do të jetë në dispozicion të trajnerit Bledar Devolli për këtë sezon. Pas Klevis Sadikut, klubit i është bashkuar edhe Majkël Peçi.

37880251 1057822041052503 2790319963062140928 n

Mesfushori me tipare ofensive ka dalë nga akademia e Tiranës, ndërsa u bë për disa vite pjesë e klubit bardheblu duke luajtur edhe me ekipin e parë të skuadrës kryeqytetase. Në dy sezonet e fundit, ai u dha në huazim fillimisht nga bardheblutë te Sopoti, ndërsa më pas kaloi si futbollist i lirë në radhët e Korabit.

Peçi ka firmosur sot për dy vite me klubin e Kamzës, duke u vënë nën urdhrat e trajnerit Devolli për përgatitjet e sezonit të ri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments