
“Ndeshja patjetër që më ka shërbyer më shumë për të parë nga afër gjendjen e të gjithë lojtarëve, kur dihet se kemi vetëm një javë që kemi nisur përgatitjet tona. U dhashë mundësinë e aktivizimit me të paktën 45 minuta të gjithë futbollistëve që kam aktualisht në dispozicion.
Desha të shikoja se çfarë mund të bënin ata pas kësaj jave stërvitje. Duhet të pranoj se nuk mund të prisja më shumë dhe nuk mund të lejoja që të aktivizoheshin më shumë se 45 minuta në fushë. Natyrisht, kam mbajtur shënime, sepse presim përforcime.
Ju e patë që në pjesën e dytë në fushë ishte një skuadër vetëm me lojtarë të rinj, kështu që kuptohet qartë se Flamurtari ka nevojë për t’u përforcuar me lojtarë cilësorë. Shpresoj që brenda javës së ardhshme t’i kem në skuadër afrimet e reja dhe, me sa jam në dijeni, klubi po punon për këtë qëllim.
Skuadra duhet përforcuar në disa reparte dhe shpresoj që gjithçka të realizohet sa më shpejt për të pasur në dispozicion një kontigjent të plotë lojtarësh”, – ka theksuar mes të tjerash për “Sport Ekspres” trajneri i skuadrës vlonjate, Stanislav Levi.