Home Aktualitet Blerjet në Superiore, nisin dyshimet te Vllaznia

Blerjet në Superiore, nisin dyshimet te Vllaznia

1016
0
Sponsor

Në kampin shkodran priteshin dy lojtarë të kampionatit, por shtyrja e firmës së tyre ka shuar disi optimizmin te tifozët.

 

Sponsori ynë

Gaspër Marku

 

Afrimi i dy futbollistëve cilësorë nga Kategoria Superiore duket se nuk po ecën sipas skenarit të hartuar nga drejtuesit e Vllaznisë. Një deklaratë e dhënë në mesjavë nga trajneri Luan Zmijani krijoi optimizëm në radhët e tifozerisë shkodrane, të cilët bazuar edhe në firmat e pak ditëve më parë të katër futbollistëve të huaj krijuan bindjen se Vllaznia e sezonit të ardhshëm është duke u ndërtuar.

Por, realisht, kalimi i afateve të premtuara për finalizimin e tratativave mes palëve ka bërë që të fillojë të krijohet një klimë mosbesimi në opinionin sportiv e më gjerë. Jo vetëm në procesin stërvitor, por jo pak edhe në rrjetet sociale grupet e tifozëve vijojnë të shfaqin interesimin e tyre maksimal në lidhje me merkaton në përgjithësi dhe konkretisht për dyshen e futbollistëve cilësorë të Superiores të paralajmëruar nga vetë drejtuesit.

Deklarata – Të pyetur nga “Sport Ekspres”, burime zyrtare nga drejtuesit e klubit kuqeblu bëjnë të ditur se çështja e dyshes së titullarëve të Superiores vijon të jete e hapur, madje edhe me mundësi të shumta që ata të firmosin për Vllazninë.

Sipas tyre, në aspektin financiar dhe të tjera elemente të kontratës, palët kanë rënë dakord, por ajo që e ka penguar në një farë mënyre zyrtarizimin e tyre ka qenë një pengese administrative që ka të bëjë me klubet ku ata janë aktualisht pjesë e tyre, por që me të gjitha gjasat gjithçka është drejt fundit.

“Ata kanë kërkuar një afat të dytë i cili përfundon sot, ndaj për korrektese jemi të detyruar t’u presim”, sqaron burimi në fjalë duke qenë shumë optimist se zyrtarizimi i tyre është afër. Gjithsesi, nga ana tjetër, gjithmonë nëse për arsye të ndryshme dy blerjet nuk do të bëhen realitetet, drejtuesit bëjnë të ditur se kanë gati dy alternativa të tjera po nga kampionati shqiptar, ndërkohë që në listen e tyre të merkatos figuron edhe një dyshe tjetër me futbollistë nga kampionati kosovar.

 

4

Futbollistë të huaj kanë firmosur pak ditë më parë për skuadrën e Vllaznisë, çka ka bërë që të rriten shpresat për ndërtimin e një ekipi konkurrues sezonin e ardhshëm.

Sponsored b
Previous articleLevi: Pres përforcimet brenda javës së ardhshme
Next articleKinezët nuk ndalen! Kopjojnë edhe iPhone 6