Në një kohë që dje ka munguar edhe zv/trajneri Rodenc Asllani për shkaqe familjare. Të ndodhur në këtë situatë, drejtuesit kanë caktuar kapitenin Allmuça në rolin e trajnerit në seancën e djeshme, pasi ai është personi me eksperiencë më të madhe në ekip. Gjithashtu, synon që në të ardhmen e afërt që të bëhet realisht trajner.
Situata Skuadra iu rikthye dje përgatitjeve pas një dite pushim. Blutë u mundën në Ballsh nga Bylisi vendës me rezultatin 2-1. Stërvitja ka shkuar normalisht, pasi Allmuça e ka bërë detyrën më së miri, pasi eksperienca ia lejon këtë. Ekipi ka qenë i përgjysmuar, sepse mungonin edhe disa lojtarë. Fatmir Hysenbelliu ka marrë leje, ndërsa Erald Turdiu ka pasur probleme dëmtimi. Pas ndeshjes me Bylisin, autori i golit ka ndier dhimbje dhe për këtë arsye nuk ka zhvilluar dje stërvitje. Gjithashtu, edhe Elvis Kotorri ka munguar dhe mësohet se gardiani ka marrë leje. Por, edhe Thana nuk ka qenë prezent në stërvitje. Pas ndeshjes me Bylisin, situata vazhdon të jetë jo e mirë, pasi me atë humbje ekipi humbi edhe ato mundësi që kishte për t’u ngjitur në Superiore.
Skuadra Dinamo këtë javë do të presë në shtëpi ekipin kryesues të kampionatit që është pretendente kryesore për t’u ngjitur në Superiore, Lushnjën. Verdhejeshilët renditen në vendin e parë me 38 pikë, ndërsa Dinamo është tashmë në vendin e 5-të me 28 pikë. Ndeshja do të luhet të shtunën në kompleksin “Tirana Internacional” në Pezë- Helmes. Edhe pse reshjet e djeshme të shiut kanë qenë të dendura, në stërvitjen e Dinamos ka pasur disa tifozë që e kanë ndjekur ekipin. Shumica prej tyre janë të dëshpëruar për rezultatin me Bylisin, por edhe nga gjendja aktuale e skuadrës.