Home Aktualitet Kujdes! Edhe cigarja elektronike është e rrezikshme

Kujdes! Edhe cigarja elektronike është e rrezikshme

887
0
Sponsor
Keni hequr dore nga duhani dhe përdorni cigare elektronike? Kujdes nga rreziqet.
E dini çfarë përmbajnë lëngjet e cigareve elektronike? Beni kujdes kur i blini sidomos ne internet sepse ato përmbajnë një produkt kimik qe mund te shkaktoje probleme serioze me mushkërinë.
Sipas një studimi amerikan, shumica e lëngjeve qe përdoren për këto lloj cigaresh përmbajnë diacetil, i cili shkakton bronchiolit obliterant. Kjo sëmundje është e vështirë te diagnostikohet dhe shumicën e rasteve shoqërohet me temperature te larte, humbje ne peshe, kolle te thate dhe probleme me frymëmarrjen. Diacetili ne disa vende është i ndaluar dhe shume shpejt pritet te mos lejohet ne gjithë Evropën.
 [the_ad id=”1151″]
Nga ana tjetër kjo cigare shkatërron brenda 10 ditësh qelizat qe ndodhen ne goje dhe ne fakt disa prej tyre janë mbrojtëse te organizmit nga agresionet e jashtme. Për këtë arsye ndodhin edhe infeksione, inflamacione dhe me pas kancer ne goje.
Cigarja elektronike, për shkak te avullit, mund te dëmtojë gjithashtu edhe mishrat e dhëmbëve po aq sa cigarja e zakonshme.
Beni kujdes edhe me këto cigare nëse nuk doni te keni probleme te renda shëndetësore.
Sponsored b
Previous articleLajmi i fundit/FSHF ndryshon stadiumin e Superkupës, ja data dhe orari!
Next articleUEFA publikon datat dhe oraret e ndeshjes, ja kur luan Shqipëria në Ligën e Kombeve