Tashmë është zyratre. Ndeshja e Superkupës së Shqipërisë mes Kukësit kampion dhe Tiranës fituese të Kupës, nuk do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”, siç ishte parashikuar. FSHF vendosi që kjo ndeshje të luhet më 6 shtator, në stadiumin “Selman Stërmasi”, në orën 19:00.
Federata ka pranuar kerkesën e të dy klubeve, që ndeshja në fjalë të spostohet në “Selman Stërmasi”.
