Sponsor
Koha e përgatitjes: 15 minuta
Sponsori ynë
Koha e gatimit: 20 minuta
Receta për: 4 persona
Mielli i qiqrave i jep këtyre krepave një shije speciale, pa u penduar aspak për kaloritë që marrim (pasi janë të pakta).
Përbërësit
6 lugë gjelle miell qiqrash
2 vezë
1 gotë qumësht
1 tufë rukola e larë mirë
krem djathi
150 gram proshutë krudo
UDHËZIMET
Në një enë bashkoni miellin, vezët dhe qumështin.
I rrihni mirë me ndihmën e një piruni.
Vendosni në zjarr mesatar një tigan për krepa që të nxehet.
Shtoni 1/2 garuzhde nga masa e krepave që përgatitët.
E ktheni para e mbrapa në mënyrë që brumi të mpikset siç duhet.
Kështu veproni me të gjithë masën e krepave,
Në fund i mbushni me krem djathi, disa gjethe rukola dhe 2 feta proshutë krudo. Ju bëftë mirë!
Sponsored b